Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

Ujësjellësi rajonal: “NYJA GORDIANE” E ULQINIT

Uji, VodaQytetarët e Ulqinit kanë të drejtë që të kenë furnizim të rregullt me ujë cilësor gjatë tërë vitit, 24 orë në ditë, pa ndërprerje, por Ujësjellësi rajonal nuk mund të mbajë përgjegjësi as më të vogël nëse ndodhin problemet me mungesën e ujit në Ulqin, sepse tash 18 muaj presim që të zgjidhet „nyja Gordiane e Ulqinit“, në mes të drejtorit të Ujësjellësit në Ulqin dhe kryekomunarit të Ulqinit, thanë nga NP Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez.

„Drejtori i Ujësjellësit dhe kanalizimit – Ulqin tash një kohë të gjatë refuzon të nënshkruajë kontratën me Ujësjellësin rajonal gjersa të njëjtën ta nënshkruajë kryetari i komunës së Ulqinit dhe kjo zgjatë tash 18 muaj. Përmes shkresave zyrtare dhe në komunikim me gojë paralajmëruam kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungun dhe drejtorin Avdiu se Ujësjellësi rajonal nuk duhet të jetë pjesë e çfarë do loje politike lokale. Nga ana tjetër vlerësuam si jashtëzakonisht të rëndësishëm faktin që Kuvendi komunal i Ulqinit solli vendimin që me 100.000,00 euro në nivel vjetor të ndihmojë Ujësjellësin e Ulqinit, kështu që çdo „kushtëzim“ me nënshkrim është tejet i gabuar dhe paraqet shmangie të sjelljes së vendimeve që janë në përshkrimin e punës së drejtorit të Ujësjellësit“, thanë nga kjo ndërmarrje.

Sipas tyre, Komuna e Ulqinit si themelues i ujësjellësit lokal mund ta zgjidhë këtë çështje në dy mënyrë: duke vazhduar të injorojnë këtë shmangie të nënshkrimit të Kontratës dhe në këtë mënyrë duke marrë pjesë në krijimin e situatës ku qytetarët e Ulqinit eventualisht të ballafaqohen me mungesë të ujit nga 1 janari, ose, në bazë të kompetencave të themeluesit, të ndërmarrin masa adekuate.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top