Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Ujësjellësi rajonal: PROJEKTI I CILI PËRMIRËSOI JETËN NË BREGDET

Goran Jevriq, Goran JevricProjekti “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez” përmirësoi cilësinë e jetës në Bregdet, ndërsa Bregdeti dhe tërë shteti përjetojnë zhvillimin e shpejtuar ekonomik sepse u hoq pengesa më e madhe infrastrukturore për zhvillimin e turizmit – mungesa e ujit të pijshëm.

“Sfidat më të mëdha i kemi në të ashtuquajturën degën jugore të sistemit e cila shtrihet përgjatë territorit të komunave të Tivarit dhe Ulqinit, të cilët nuk ndërtuan rrjetin lokal të ujësjellësit në mënyrë që qytetarëve të vet ti mundësojnë që ujin e pijshëm ta kenë në kroje në shtëpitë e tyre”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje Goran Jevriq.

Ai në intervistë për “Pobjeda” vlerësoi se ky ishte vendim vizionar i Qeverisë “sepse në Tivar dhe Ulqin kemi që tani projekte të mëdha turistike, të cilët nënkuptojnë furnizimin me ujë cilësor për pirje gjatë tërë vitit”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top