Ujësjellësi regjional: NËNSHKRUHET KONTRATA ME FAKULTETIN E MAKINERISË

Goran JevriqDekani i Fakultetit të Makinerisë prof. dr. Igor Vushanoviq dhe drejtori i NP “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez” z. Goran Jevriq nënshkruan kontratën për ofrimin e shërbimeve këshilluese të Qendrës për cilësi të këtij fakulteti për implementimin e sistemit për menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor në punën e rregullt të NP “Ujësjellësi rajonal Bregdeti malazez”.

Ky është edhe një aktivitet i radhës me të cilin në mënyrë të suksesshme realizohet Memorandumi për bashkëpunim i nënshkruar në mes të Universitetit të Malit të Zi dhe Ujësjellësit regjional në vitin 2016.

Me implementimin e sistemit të cilësisë arrihet zvogëlimi i ndikimeve eventuale negative në mjedisin jetësor, zvogëlimi i katastrofave ekologjike, rritja e aftësisë së intervenimit të shpejtë dhe efikas, përmirësohet imazhi dhe krijohet besimi në komunitet, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…