Sunday , September 24 2017
Lajmi i fundit

Ujësjellësi regjional: SË SHPEJTI FABRIKE E UJIT DHE ÇAJEVE TË FTOHTË

Goran Jevriq, Goran JevricDrejtori i Ujësjellësit regjional Goran Jevriq mendon që rritja e distribuimit të ujit është një nga treguesit që ky sezon turistik ishte record, si dhe që ndërmarrja në krye të së cilës është do të arrijë rezultate rekorde financiare.

Në intervistë për Dnevne novine Jevriq paralajmëron projekte të reja të Ujësjellësit regjional, ndër të cilët është ndërtimi i fabrikës së ujit nga burimi Bole sestre dhe të çajeve të ftohta organike.

“Gjatë gushtit të vitit 2017 presim nënshkrimin e kontratës për projektimin e tubacionit të dytë me gjatësi prej 11 km në aksin nga Jazi deri në Tivat, me çka do të fillojmë ndërtimin e fazes së dytë të Sistemit regjional të ujësjellësit, në mënyrë që komunave Tivat, Kotor dhe Herceg Novi ti distribuojmë 600 – 750 l/s ujë, në vend të 330 l/s të tanishme”, tha Jevriq duke theksuar që Ujësjellësi regjional është partneri më i sigurt sipërmarrësve turistik në Bregdetin e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top