Monday , February 17 2020
Lajmi i fundit

Uji: MË MIRË NË PORT MILENË, MË KEQ NË PLAZHIN E VOGËL

Plazhi i vogel, Mala plaza, Cilesia, KvalitetMe iniciativë të komunës së Ulqinit një pjesë e ujit të detit e cila pompohet në basenet e Kripores shkon kah Port Milena. Në këtë mënyrë ky kanal është freskuar, edhe me këto aktivitete do të vazhdohet edhe në dhjetë ditët e ardhshme, njoftohet për Portalin Ul-info nga administrata lokale.

Nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare është publikuar se cilësia e ujit të detit në fund të korrikut ishte e shkëlqyer në gati të gjithë plazhet e Ulqinit, por cilësia e ujit ka kaluar kufijtë e lejuar në Plazhin e vogël.

“Në këto plazhe Instituti për biologjinë e detit ka marrë mostrat e përsëritura të ujit të detit për të përcaktuar a bëhet fjalë për dukuri kaluese apo për ndotje të mundshme të ujit të detit”, shtojnë nga të Mirat detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top