Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Ul-info në projektin e ri: “TA VENDOSIM KORRUPSIONIN NË MUZE”

 

UL info LogoOrganizata joqeveritare “Ul info” është partner në projektin “Let’s put corruption into museum! (Ta vendosim korrupsionin në muze!)”, i cili do të realizohet në kuadrë të thirrjes IPA 2017.

Bartës i projektit është Qendra për arsimim qytetarë, ndërsa partnerët e tjerë janë OJQ CEMI, OJQ Bonum dhe OJQ Për shokun (Za druga), gjersa bashkëpunëtorë janë Agjencia për parandalimin e korrupsionit dhe Ministria e administratës publike.

“Ky projekt është një nga shtatë të cilët u përkrahën këtë vit, gjegjësisht një nga pesë në të cilët bartës janë organizatat joqeveritare në Mal të Zi dhe atë në konkurrencë tejet të ashpër prej mbi 40 propozim projekte të dorëzuara, gjë që patjetër është sukses për të gjithë ne, por edhe detyrim që këtë besim të Delegacionit të Bashkimit europian në Mal të Zi ta arsyetojmë në periudhën e ardhshme”, tha drejtorja ekzekutive e Qendrës për arsimim qytetarë Daliborka Ulareviq.

Projekti zyrtarisht u prezantua në kuadër të përkrahjes së Delegacionit të BE-së ndaj shoqërisë civile të premte, me 6 tetor të vitit 2017.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top