Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

“Ul info”: PREZANTOHET STUDIMI I ZBATIMIT TË PLANIT LOKAL

image1Përfaqësuesit e OJQ “Ul info” kanë prezantuar të hënën në konferencë për shtyp analizën e implementimit të Planit lokal të veprimit për luftë kundër korrupsionit në Komunë të Ulqinit.

Ky dokument u miratua në mbledhjen e Kuvendit komunal të mbajtur në dhjetor të vitit 2014 si dokument strategjik i cili do të jetë bazë për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në këtë vetëqeverisje lokale. Me te u përcaktuan 39 masa dhe 96 aktivitete, bartësit e tyre, afatet për realizim dhe indikatorët e rezultateve të arrira.

Drejtori ekzekutiv “Ul info” dhe koordinatori i projektit Mustafa Canka tha se “analiza ka treguar që disa masa nuk janë realizuar”.

Ai theksoi nevojën e komunës dhe të punonjësve lokal që të bashkëpunojnë me sektorin privat, atë civil dhe qytetarët, si shfrytëzues përfundimtar të shërbimeve të tyre, në mënyrë që të përcaktohen nevojat afatgjate të qytetit, e jo vetëm benefitat afatshkurte politiko-interesore të individëve dhe grupeve të individëve.

Bashkëpunëtori në projekt Admir Gjoni në mënyrë të hollësishme ka prezantuar Studimin të cilin mund ta shkarkoni KËTU.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top