Saturday , July 21 2018
Lajmi i fundit

Ullishta: NEVOJITET TRAJTIMI URGJENT KIMIK, RREZIKOHET FRYTI

Miza e Ullirit, Muva maslineDrejtoria për Sigurinë Ushqimore, Veterinë dhe punë Fitosanitare ka rekomanduar që urgjentisht të bëhet trajtimi kimik i ullinjve në zonën e Ullishtës së Valdanosit dhe në territorin e komunës së Tivarit.

Pas kontrollit të mizës së ullirit, e cila është bërë në fillim të këtij muaji, ekspertët e këtij institucioni kanë arritur në përfundim se gjendja është alarmante.

“Nëse trajtimi nuk bëhet menjëherë shumica e ullishtarëve për një muaj do të mbesin pa prodhim potencial”, pohojnë nga Drejtoria dhe vlerësojnë se vetëm temperaturat shumë të larta të ajrit ditët e ardhshme mund të ndalojnë zhvillimin e larvës së mizës së ullirit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top