„Veprimtaritë Komunale“ në Ulqin nuk janë më ndërmarrje publike por u regjistruarn në Regjistrin Qendror të Shoqërive Ekonomike si shoqëri ekonomike përgjegjësi të kufizuar, pohoi për Portalin Ul-info drejtori i kësaj kompani Skender Kaleziqi.
Ai tha se në këtë mënyrë u realizua obligimi ligjor, gjegjësisht transformimi i kësaj ndërmarrje.
„Së shpejti nis riorganizimi i kompanisë dhe sistematizimi i ri i vendeve të punës“, shtoi Kaleziqi.








