Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: FILLON AVENTURA E QUAJTUR WAVEUL

WaveE mërkura, me 24 korrik, sjell ngrohjen për edicionin e parë të festivalit të muzikës elektronike – WAVEUL dhe nënkupton hyrjen falas për të gjithë që dëshirojnë të vizitojnë hapësirën e festivalit, të ndjejnë atmosferën, të kalojnë mirë dhe të zëvendësojnë byzylykët e vet me biletat hyrëse për argëtimin e shkëlqyer të cilin, tashmë mund të thuhet, do ta sjellë evenimenti i shkëlqyer në Aloha Kite Beach klubin në Plazhin e Madh në Ulqin.

Lista impresive e artistëve të cilët në dy skena – Sea wave stage dhe Sand wave stage do të performojnë me 25 dhe 28 korrik në festivalin WAVEUL, Malin e Zi do ta vendosin në skenën globale të këtij zhanri muzikor.

Sea wave skena do të jetë në formën e anijes prej druri, ndërsa performuesit në një mënyrë do të drejtojnë anijen gjatë performancës, gjersa Sand wave skena do të rrezatojë energjinë e gjeneruar nga rëra e Plazhit të Madh me skenografinë adekuate e cila në mënyrë vizuale do të pasqyrojë këtë ide.

Organizatorët e festivalit siguruan edhe zonën VIP ku vizitorët do të kenë më shumë hapësirë me hyrje të veçantë në hapësirën e festivalit, si dhe vendin për parkim pranë plazhit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top