Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Ulqin: „KARISMA“ SPONSOR I NDERIT I KB „ULQINI“

KK UlcinjGrupimi hotelerik „Karisma Hotels Adriatic Montenegro“ prej sot është sponsori i nderit i Klubit të Basketbollit „Ulqini“, njoftohet në konferencën për shtyp e cila u mbajt në hotelin „Long Beach Hotel Montenegro“.

Përfaqësuesi i kësaj kompanisë Urosh Millovanoviq pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim uroi që ky partneritet të jetë afat të gjatë.

Sipas fjalëve të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, administrata lokale ka bashkëpunim të shkëlqyer me Karismën dhe KB „Ulqini“ dhe është e gatshme, pavarësisht situatës së vështirë financiare, që gjithmon të ndihmojë të gjithë klubet sportive.

„Kjo është ditë shumë e rëndësishme për klubin ton. Tani do ta kemi shumë më të lehtë të realizojmë planet tona“, tha drejtori i KB „Ulqini“ Rizo Hajdarpashiq dhe falënderoi Komunën dhe „Karismen“ për përkrahjen.

Kryetari i Këshillit Drejtues Bojan Gjakonoviq shtoi se të gjithë aktivitetet në klub janë të drejtuara kah kualifikimi në ligën e 2 ABA. „Ky do të ishte suksesi më i madh i basketbollit ulqinak“, tha ai dhe theksoi se që nesër në Ulqin luhet ndeshja shumë e rëndësishme me skuadrën „Llovqen“, e cila, së bashku me „Sutjeskën“ nga Nikshiqi, është konkurrenti i drejtpërdrejt për majen e tabelës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top