Friday , September 20 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: KOALICIONI QEVERISËS KUNDËR LITURGJISË SË KISHËS ORTODOKSE SERBE NË SHAS

Komuna e Ulqinit, Opstina UlcinjKoalicioni qeverisës në Komunën e Ulqinit kundërshton synimin e Mitropolisë Malazeze – Bregdetare të Kishës Ortodokse Serbe që të dielën, me 7 korrik, të mbajë liturgjinë në Shas.

Në koalicionin të cilin e përbëjnë Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe partitë nacionale shqiptare në takimin e mbajtur të martën u konstatua se kjo hapësirë është shpallur lokalitet arkeologjik dhe se në te po kryhen punimet intensive të cilat financohen nga institucionet kulturore shtetërore dhe lokale.

Duhet theksuar se bëhet fjalë edhe për një tentativë të provokimit të banorëve lokal nga ana e Kishës Ortodokse Serbe, u konkludua se Komuna e Ulqinit duhet të kërkojë nga zyrtarët dhe organet më të lartë shtetëror ndalimin e tubimit të cilin për të dielën e planifikoi mitropoliti Amfilohije Radoviq.

One comment

  1. Larg-nga-Ulqini

    Ne Shas ka mjaft gur. Nese ai hor vjene aty e dini se cka duhet me ba. Mos lejoni qe ai klysh t’i ofrohet Shasit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top