Tuesday , June 25 2019
Lajmi i fundit

Ulqin – Krythë: SË SHPEJTI MË REHATSHËM DERI NË SUKUBINË, POR…

Rruga, PutPika kufitare në Sukubinë është më e frekuentuara në Mal të Zi, por edhe problem për imazhin turistik jo vetëm të Ulqinit, por edhe të tërë shtetit. Sepse, kur u hap në vitin 2002, ishte paraparë që nëpër të të kalojnë rreth gjysmë milioni mysafirë në vit. Që vitin e kaluar ky numër ishte pothuajse pesë herë më i madh!?

Tashmë është e sigurt që deri në fillim të sezonit të ri rruga nga Ulqini deri në pikën kufitare në Sukubinë do të jetë më cilësore. Por, jo ashtu siç ishte planifikuar.

Ky aks rrugor filloi të ndërtohet në tetor të vitit 2017. Me projekt është paraparë që 13,5 kilometër deri në Krythë të përfundohet për 360 ditë pune, që do të thotë se afati për përfundimin e punimeve disa herë është shtyrë. Ekspertët e komunikacionit janë të pakënaqur jo vetëm me dinamikën e punimeve por edhe me mënyrën e kryerjes së tyre, vlera e të cilëve kap shifrën prej gjashtë milion euro, ndërsa financohet nga Drejtoria për Komunikacion e Malit të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top