Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: MBAHET PERURIMI I FILMIT PER KRIPOREN

FilmTe premten mbrema para Nderteses Administrative te ish fabrikes “Bajo Sekuliq” u mbajt perurimi i filmit dokumentar “Udhetimi neper breza – Kriporja e Ulqinit” produksionin e te cilit e beri organizata MSJA – Dr. Martin Schneider – Jacoby Association.

“Prania juaj kaq e madhe e ka bere kete mbremje unike. Njejte sikur eshte Kriporja e Ulqinit e cila, shpresojme, fal betejes dhe fuqise se te gjithe neve do te rilind si feniksi nga hiri, do te jete e bukur si flamingot ne te dhe do te hap krahet si shpendet qe ate e kane shtepi”, tha drejtoresha ekzekutive e MSJA Zenepa Lika.

Realizimi i ketij filmi u mundesua permes projektit “Ta vendosim korrupsionin ne muze!” te cilin Qendra per Arsimim Qytetare e realizon ne partneritet me OJQ Qendra per Monitorim dhe Hulumtim (Cemi) nga Podgorica, OJQ “Bonum” nga Plevla, OJQ “Ul-info” nga Ulqini dhe OJQ “Per mikun” nga Petrovaci, ne bashkepunim me Agjencine per Parandalimin e Korrupsionit dhe Ministrine e Administrates Publike. Projekti financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Mal te Zi, ndersa kofinancohet nga Ministria e Administrates Publike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top