Sunday , March 29 2020
Lajmi i fundit

Ulqin: Mbytet në det turisti britanik

Shtetasi i Britanisë së madhe K.B. (41) është mbytur mbrëmë në plazhin Kopakabana, në Plazhin e madh, është lajmëruar nga Drejtoria e policisë, ndërsa shkruan CDM.

“Turisti britanik ka humbur jetën kur duke notuar kaloi bovat e sigurisë, pas së cilës u sëmur dhe filloi të mbytet”, sqaruan nga policia.

Edhe pse ekipi i shpëtimtarëve reagoi menjëherë, për turistin britanik nuk kishte shpëtim.

Në vend ngjarje shpejt kanë mbërritur dhe mjekët e Urgjencës nga Ulqini, por mundën vetëm të konstatojnë vdekjen.

Policia shtoi që shkaku i vdekjes së turistit britanik do të jetë i njohur mbas autopsisë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top