Në ndërtesën e Komunës së Ulqinit të premten u prezantua Projekti rajonal “Administrimi integral, rezistent ndaj klimës, i rreziqeve nga përmbytjet në rrjedhën ndërkufitare të lumit Drin në Ballkanin Perëndimor”.
Projekti e realizon Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në bashkëpunim me zyrën e UNDP-së në Mal të Zi, ndërsa do të financohet nga mjetet e pakthyeshme të Fondit Adaptues. Me realizimin e këtij projekti do të krijohen kushtet për zgjidhjen e problemit shumë dekadash, të cilin e shkaktojnë përmbytjet në zonën e rrjedhës së Drinit në Mal të Zi.
Në prezantimin e projektit ishin të pranishëm nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i bujqësisë dhe i zhvillimit rural Mr. Millutin Simoviq, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Mal të Zi Daniella Gashparikova, kryetarët e komunave Ulqin dhe Nikshiq Loro Nrekiq dhe Vesellin Grboviq, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera relevante të cilët do të jenë shfrytëzues të projektit.