Prokurori Themelor Shtetëror në Ulqin Faruk Resulbegoviq të mërkurën mbajti seancën dëgjimore me Sabahudin Beqiragiqin nga Rozhaja dhe solli vendimin për 72 orë heqje lirie, mëson Portali Ul-info.
Këtij personi i ngarkohet vepra penale “uzurpimi i tokës së Komunës dhe ndërtimi pa lajmëruar punimet”.
Beqiragiq në fund të prillit ka kryer punimet në një pjesë të Pyllit të Pishave, kur, si deklaruan disa aktivistë joqeveritar, këshilltarë dhe Lëvizja Qytetare URA, është devastuar hapësira në njërin nga simbolet e qytetit.