Wednesday , October 16 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: PROMOVOHEN FLETUSHKAT PËR QIRADHËNËSIT, TURISTËT DHE SHOFERËT

FlajeriMe qëllim të vijimit sa më të mirë të sezonit në hapësirat e Organizatës Turistike të mërkurën janë promovuar fletushkat në tre gjuhë (malazeze, shqipe dhe angleze) të cilët i përgatiten së bashku Njësia Policore, OT dhe Shoqata e Qiramarrësve të Plazheve.

Sipas fjalëve të drejtuesit të Njësisë Policore Arben Taganit, turistët dhe qiradhënësit edhe në këtë mënyrë do të njoftohen me obligimet dhe të drejtat me qëllim të rritjes së sigurisë së përgjithshme.

„Ne po bëjmë përpjekje maksimale që mysafirët në qytetin tonë të ndjehen bukur dhe të jenë të sigurt dhe mendoj se kemi sukses“, tha polici i komunitetit Aleksandar Zhivkoviq.

Fletushkat do të ndahen në pikat e OT-së dhe në hyrjet në plazhe.

Këtu po ashtu është edhe fletushka „Të ruajmë jetën“, e cila ka të bëjë me rrezikun në rrugë nga bagëtia e lëshuar, kryesisht në Shtoj dhe në Anë të Malit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top