Sunday , July 5 2020
Lajmi i fundit

Ulqin – Shkoder: EKSPOZITË ME FOTOT E MARUBIT‏

Shkodra - kartolina - MarubiPrej ditës së sotshme, deri në 7 gusht, qyteti i Shkodrës do të kthehet në ekspozitë të hapur. Fotografi gjigante të Marubëve, Picit, Idromenos etj., do të mbushin çdo kënd të qytetit. Bëhet fjalë për ekspozitën “Marubi Route”, pjesë e një aktiviteti më gjithëpërfshirës, një iniciativë historiko-kulturore e organizuar për herë të parë në qytetin e Shkodrës në kuadër të projektit “Marubi: Një model bashkëpunimi për promovimin e turizmit ndërmjet Shkodrës dhe Ulqinit të Bashkisë Shkodër”, një projekt ndërkufitar IPA Shqipëri – Mali i Zi, i financuar nga Bashkimi Europian në Tiranë. Në ekspozitë do të prezantohen 60 stampime historike, “gjigantografi” të seleksionuara nga koleksioni i Fototekës Marubi për të treguar rritjen e qytetit të Shkodrës ndër shekuj, momentet historike e sociale, jetën dhe dellin kreativ të njerëzve të këtij qyteti.

Fotot e përzgjedhura përfshijnë mjeshtrit e fototekës, Marubët, Idromeno, Pici, Jakova, Nenshati, Rraboshta etj. Ambienti ku do të ekspozohen fotografitë, është vetë qyteti i Shkodrës, në qendër dhe në periferi, rrugët, ndërtesat, dyqanet, institucionet shtetërore e private, muret tradicionale, kalaja, zona pedonale e kështu me radhë. Çdo ambient me rëndësi e interes kulturor, ekonomik e social do të kthehet në muze në vetvete dhe e gjithë Shkodra në një qytet-muze. Bashkia Shkodër me projektin “Marubi Route” ka menduar dhe propozuar një qasje të re ndaj artit dhe vlerave që bart vetë qyteti, në mënyrë që të rrisë imazhin e Shkodrës dhe të nxjerrë në pah arritjet dhe përmirësimet në cilësinë e jetës, infrastrukturës, jetës sociale dhe ekonomike në qytetin e Shkodrës – si një ndër qytetet më të jetueshme sot në vend.

“Marubi Route” synon të promovojë dhe komunikojë artin e fotografisë shkodrane e shqiptare si një ndër realitetet më unike dhe atraktive në Ballkan e Europë. Promovon Fototekën Marubi dhe vlerën e saj në një kontekst kombëtar dhe ndërkombëtar, tërheq vëmendjen e publikut, studiuesve, publikuesve dhe donatorëve ndaj rëndësisë së kësaj shkolle të fotografisë. Është gjithashtu një sensibilizim mbi rëndësinë e kësaj pasurie kombëtare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top