Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Ulqin: SHTETASI I KOSOVËS KËRKOI PARA DHE KËRCËNOI PRIFTIN

Prangat, Lisice, Policia, PolicijaShtetasi i Kosovës Ermal Tershnjaku do të deportohet nga Mali i Zi pasi që kërcënoi priftin e Ulqinit Sinisha Smiliq.

Këtë vendim e solli prokurori shtetëror Faruk Resulbegoviq i cili, siç transmeton „Vijesti“, sot në mëngjes e mori në pyetje shtetasin e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „kërcënim i sigurisë“.

Tershnjaku iu prezantua rrejshëm Smiliqit si pronar i një furre në Ulqin duke i kërkuar para. Pas përgjigjes negative, vijuan kërcënimet e drejtpërdrejta pas të cilëve Smiliqi njoftoi policinë, e cila e arrestoi shtetasin e Kosovës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top