Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Ulqin: TASH 140 VITE EKZISTON SHËRBIMI POSTAR

 

Arkiv, ArhivaShërbimi postar në Ulqin u themelua në vitin 1880, ndërsa 32 vite më vonë, në vitin 1912 u miratua “Rregullorja për vozitjen me karrocë poste në aksin Tivar – Ulqin”.

Transporti i postës në mes Tivarit dhe Ulqinit deri në vitin 1909 është kryer në këmbë, gjegjësisht me kalë, pastaj me karrocë poste, gjersa nga qershori i vitit 1913 me automjet.

Pasi që në Ulqin u ndërtua stacioni postar, ai u bë qendër e rëndësishme përmes të cilit kalojnë, në formë tranziti, telegramet nga Evropa Perëndimore në Perandorinë Osmane dhe anasjelltas.

Ky lloj komunikacioni postar u zhvillua prej vitit 1881 deri në vitin 1912, kur u ndërpre për shkak të luftërave ballkanike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top