Aleksandër Daboviq nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Haxhi Sulejmani nga Partia Demokratike (PD) të hënën do të zgjidhen në postin e kryetarit të Komunës, përkatësisht kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.
Ky vendim do të sillet në mbledhjen e Parë të rregullt të parlamentit lokal në këtë vit.
Daboviq gjatë viteve të kaluara ushtroi funksionin e arkitektit kryesor të qytetit, ndërsa Sulejmani ishte shefi i Klubit të këshilltarëve të koalicionit „Bashkë për të ardhmen e Ulqinit“, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike.