Thursday , June 20 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: TË PREMTEN TUBIMI PROTESTUES TEK OBJEKTI ILEGAL NË PLAZH TË VOGËL

Foto VijestiEdhe pse nga Komuna e Ulqinit u paralajmërua se objekti ilegal mbi Plazhin e Grave, në afërsi të hotelit „Albatros“, do të prishet të enjten, me 28 mars, një grup i qytetarëve ka caktuar tubimin protestues.

Ato përmes FB kanë njoftuar se do të tubohen para këtij objekti të premten, me 22 mars, në ora 11.

„Ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën paqësore. Të mbrojmë bukuritë e Ulqinit“, thuhet në ftesë.

Nga Policia Komunale u njoftua se objekti po ndërtohet pa leje në parcelën e shtetasit të Republikës së Kosovës Lirim Mustafës.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top