Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Ulqin: TRAJNIM PËR MEDIAT NË GJUHËN SHQIPE DHE AKTIVISTË TË SHOQËRISË CIVILE

Horizonti i RiTë shtunën në Ulqin mbahet trajnimi me titull “Mbledhja e informacionit dhe shkrimi i një raporti investigativ” të cilin do ta ndjekin përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Gjatë këtij aktiviteti pjesëmarrësit do të kenë mundësi të forcojnë kapacitetet e tyre në lidhje me çështjet e ndërtimit të një procesi hulumtues, hetimin e korrupsionit dhe teknikat e përgatitjes së raporteve hulumtuese.

Ligjëruese dhe moderatore të këtij trajnimi do të jenë Fatjona Mejdini – gazetare e pavarur dhe koordinatore për Ballkanin Perëndimor në Inicativen Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, si dhe Valmora Gogo – pedagoge e gazetarisë investigative edhe themeluese e platformës Gogo.al

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, të cilin e realizon OJQ Horizonti i Ri e realizon në bashkëpunim me gazetën “Koha Javore”, mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale. 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top