Ulqin: ULTRAZËRI DHE APARATI I MAMOGRAFISË NË SHTËPINË E SHËNDETIT

Dom“Ultrazëri i ri dhe aparati i ri i mamagorafisë në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin, me vlerë mbi 80 mijë euro do të mundësojë diagnostifikimin më të mirë dhe mbrojtjen më të mirë shëndetësore për qytetarët e kësaj komune, por edhe për turistët”, tha për CdM ministri i shëndetësisë Kenan Hrapoviq.

Sipas fjalëve të drejtorit të Fondit për Siguri Shëndetësore Sead Çirgiq, bashkëpunimi në mes të këtij institucioni dhe Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin është në nivel të lartë. “Rezultatin e këtij bashkëpunimi mund ta shihni edhe sot, ndërsa rezultatet në veçanti do të shihen në të ardhmen. Fondi me blerjen e ultrazërit dhe me sigurimin e mjeteve për blerjen e aparatit të mamografisë, vazhdoi me realizimin e planeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë për sigurimin e mbrojtjes cilësore shëndetësore në zonën e Komunës së Ulqinit”, shtoi Çirgiq.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin Pavle Marnikoviq tha se aparatet më bashkëkohore do ti mundësojnë mjekëve në Ulqin që të punojnë diagnostikon më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…