Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Ulqin: VENDOSET GUR-THEMELI PËR KISHËN E RE KATOLIKE

KishaNë Fushën e Ulqinit të martën u shënua fillimi i ndërtimit të kishës katolike në Ulqin e cila i është dedikuar klerikut Vinçens Prenushit dhe 37 shokëve të tij – martirëve, të cilët humbën jetën gjatë komunizmit.

Gur-themelin solemnisht e vendosën arqipeshku i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonleshaj dhe përfaqësuesi i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq.

Në emër të administratës lokale dëshirat më të mira me rastin e fillimit të ndërtimit të objektit fetar i dëshiroi nënkryetarja e Komunës Hadixha Gjoni, ndërsa në emër të Kishës Katolike në Shqipëri monsinjori i Shkodrës Angjelo Massafra.

Në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e lartë të Bashkësisë Islame dhe Kishës Ortodokse.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top