Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

ULQINAKJA NË FINALEN E MISS SERBIA

arnela-zekovic-liceDisa qindra vajza janë lajmëruar në përzgjedhjen e këtij viti për Miss Serbia, por vetëm 22 kanë arritur të bëhen finaliste dhe kanë arritur të drejtën të luftojnë për titullin “e përfaqësueses më të bukur të bukurisë serbe” – Mis Serbia 2013. Një nga ato është dhe Arnella Zekoviq nga Ulqini, e cila ëndërron fitoren në Natën finale të konkursit, me 15 tetor.

Vajzat më të bukura të Serbisë në fund të shtatorit të vitit 2013 kanë qëndruar në përgatitje në Porto Karas në Greqi, ku kishin dhe përzgjedhjen e parë jozyrtare për vajzën më të bukur të këtij vendi turistik më ekskluziv në këtë pjesë të botës. Për Miss të Porto Karasit u zgjodh Arnella Zekoviq, të cilës shiritin dhe kurorën, të bërë nga degët e ullirit ja dorëzoi Joanis Georgijes, guvernatori i Hallkidikit.

Arnella është student i Fakultetit për kulturë dhe medie në Universitetin “Megatrend”. Flet gjuhën angleze dhe merret me gjimnastikë. Dëshiron të bëhet PR menaxher dhe gazetare.

One comment

  1. Aja esht malezeze dhe ja ulqinake

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top