Friday , August 14 2020
Lajmi i fundit

Ulqini dhe Tivari: QYTETE ME EKSPERIENCË TË INTERKULTURALITETIT

Zona që përfshinë Ulqinin dhe Tivarin është një mikrokozmos i llojit të vet me eksperiencë të diversitetit: shoqëror, etnik, fetar, gjuhësor… Përherë një komunitet pluralist në të cilin ekzistojnë bashkë grupet e ndryshme, fliten disa gjuhë dhe në të cilin janë të përfshira të gjithë religjionet monoteiste. Të jetosh në një hapësirë të tillë do të thotë të ndjesh lëvizjen e cila shkon përkrah me historinë.Arkiv, Arhiva

Edhe pse shoqëritë pranë kufirit janë të prira ndaj ndarjeve dhe konflikteve, këtu u tregua se edhe kur përreth shpërthejnë luftërat ky është rajon i interaksionit dhe shkëmbimit. Tradita interkulturore, kontaktet, miqësitë, kumbarësitë, vëllazërimet dhe njohjet e përditshme ishin më të forta se fuqia e urrejtjes dhe gjaknxehtësi. Madje edhe atëherë kur kjo nuk i pëlqeu shumë pushteteve të ndryshme civile dhe manipuluesve me ndjenjat religjioze.

Patjetër që gjatë historisë ekzistonte rivaliteti fetar dhe etnik, asimilimi, beteja për ndikim dhe për shpirtrat njerëzor. Por, edhe ato që ndryshuan identitetet e tyre, nuk e braktisën dhe e harruan tërësisht trashëgiminë e identiteteve të kaluar. “Nëse ndryshuam fenë, gjakun nuk e ndryshuam. Zoti është një, vetëm i lutemi në mënyra të ndryshme”, thuhet në Mërrkot.

E identiteti, para së gjithash, është lidhja shoqërore e individit dhe kolektivit, gjegjësisht komunitetit. Në këtë komunitet janë vëllezërit, komshinjtë, miqtë tanë, fshati fqinj. Prandaj identiteti këtu ishte shumështresor dhe prandaj njerëzit nuk ishin fanatikë fetar.Tivari i vjeter, Stari Bar

Etika e bashkëpërgjegjësisë, etika e bashkëjetesës së kulturave dhe feve të ndryshme, ishte dhe është fuqia vitale e këtyre komuniteteve dhe qyteteve. Kjo do të thotë se pranimi i të gjithë përkatësive tona, duke mos konsideruar se ato e përjashtojnë njëra tjetrën. Dhe gjithmonë duke pas parasysh se demokracia dhe liria (e liria është gjendje e natyrshme e shoqërive të vogla), nënkuptojnë tolerancën.

Vullneti dhe vendimi i tyre i lirë ishte që hapësirën e vet, qytetet e veta dhe jetët e veta të brishta në këtë jetë kalimtare t’i mbrojnë nga fuqitë e veta destruktive duke përzgjedhur solidaritetin dhe bashkëpunimin.

Pra, çdokujt i jepet e drejta e tij. Nuk vendoset pikëpyetja mbi tjetrin dhe të ndryshmin, nuk anulohen diferencat, sepse ato janë pasuri! Në këtë kopsht të mrekullueshëm ka mjaft hapësirë për çdo lule (fe, komb, gjuhë, kulturë dhe civilizim). Ato me shekuj kanë aromat dhe format e veta, dhe japin fryte të bukura. Pikërisht ky pluralitet, së bashku me të hapurit për të renë dhe të avancuarën, janë themel i ekzistencës mijëvjeçare të qyteteve interkulturore. Pikërisht shpirti dhe praktika e interkulturalizmit janë themelet e Tivarit dhe Ulqinit.

Teksti është bërë në kuadër të projektit “Tregimet interkulturore”, të cilin e realizon OJQ “Ul info”, me përkrahjen financiare të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e donatorit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top