Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

ULQINI E KISHTE GJIMNAZIN E ULËT NË VITIN 1871

Vetëm dy vjet pasi që qeveria osmane sjelli vendimin që në çdo qytet të Perandorisë i cili kishte përmbi 500 shtëpi duhet të themelohet ruzhdia (shkolla shtetërore laike), në vitin 1871 në Ulqin, (atëherë kishte rreth 670 shtëpi), filloi me punë institucioni i parë arsimor i këtij lloji. Ishte kjo shkolla e ultë e mesme në të cilën nxënësit, në moshën prej 10 deri në 15 vjeç, gjatë shkollimit katërvjeçar ishin aftësuar për tituj të ultë administrativë.

Mësues ishte Ibrahim-efendi Shkodrani me pagë vjetore prej 330 grosh. Portieri në shkollë fitonte katër herë më pak, ndërsa shpenzimet tjera të ruzhdisë ishin njëmijë grosh dhe paguheshin nga arka e vilajetit. Pasi që objekti i caktuar për këtë institucion ishte në gjendje të keqe u vendos që popullata e Ulqinit duhet të paguajë shpenzimet për riparimin e saj.

Në ruzhdi mësoheshin këto lëndë: akaid, arabishtja, turqishtja (osmanishtja), aritmetika, gjeometria, diktimi, kontabiliteti, historia, vizatimi dhe letrat osmane (suluni, divani dhe rika). Natyrisht, i gjithë procesi mësimor bëhej në gjuhën shqipe, si gjuhë e popullatës vendore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top