Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Ulqini është parajsë për dashamirët e ecjes: SA HAPA NË DITË DUHET TË BËJMË?

Me shumë mundësi keni dëgjuar aksiomën e zakonshme: “Ecni të paktën 10.000 hapa në ditë”!

Ecja ka dobitë e vete, sepse u vërtetua që përmirëson tensionin dhe parametrat tjerë të shëndetit kardiovaskular.

Mirëpo, edhe pse 10.000 është numër i bukur, i rrumbullakët, ai me shumë mundësi nuk është numri i juaj optimal.

Për shembull, shikoni grafikun të cilin e punoi grupi i shkencëtarëve nga faqja e specializuar examine.com.Grafiku, Grafikon

Grafiku paraqet rezultatet e studimit tek gratë në moshë, ku shkalla e mortalitetit zvogëlohet mprehtësishtë gjersa numri i hapave arrin shifrën 4.000.

Pas kësaj, shkalla vazhdon të bie më ngadalë deri në shifrën prej rreth 7.500 hapa, e pas kësaj ndalon rënia e shkallës së mortalitetit.

Pra, nëse ekziston numri magjik në skenarin e hulumtuar, atëherë ai është 7.500.

Madje edhe nëse ky është numri juaj magjik, s’duhet harruar se ky është vetëm një numër. Ecni më shumë kur mundeni, e më pak kur nuk mundeni.

Nëse keni kohë dhe energji për vetëm 5.000 hapa, nuk duhet të vendosni që mos të ecni aspak.Plazhi i madh, Velika plaza

“Duhet të jeni fleksibël! Ajo që vërtetë ka rëndësi është sa lëvizni, ecni në përgjithësi, gjatë javës, muajit dhe vitit – e jo gjatë një dite”, thonë nga examine.

Përndryshe, Ulqini është i njohur me plazhet ranore dhe ofertën e shumëllojshme turistike, pyllin e pishave, Kriporen, si dhe rrethin e qytetit me Ullishtën unike, të cilët  i ofrojnë kënaqësi të shumta dashamirëve të ecjes. Jo vetëm gjatë verës por madje më shumë gjatë pranverës dhe vjeshtës, por edhe në dimër duke marrë parasysh klimën e butë mesdhetare. Pakë kohë, mbathje të mira dhe vullneti i sinqertë janë të vetmet gjëra që ju nevojitet për këtë dëfrim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top