Monday , December 9 2019
Lajmi i fundit

ULQINI KISHTE DY SAHAT-KULLA

Mbasi që orët për përdorim personal ishin shumë të rralla dhe të shtrenjta në shekullin 18, në kohën e Perandorisë Osmane janë ndërtuar sahat-kullat në mënyrë që njerëzit të orientoheshin sipas kohës dhe detyrimeve.

Një sahat-kullë ishte në qendër të Kalasë, ndërsa ka shërbyer dhe si kullë vrojtimi. Është dëmtuar rëndë nga goditja e rrufesë në vitin 1845.

Kësi lloj objekti monumental është ndërtuar në vitin 1754 me donacione vullnetare të qytetarëve. Ajo dëshmon për fazën e re të zhvillimit në historinë e qytetit, i cili asokohe ka numëruar rreth pesë mijë njerëz.

Pozita e saj e zgjedhur me kujdes simbolikisht dhe vërtetë ishte dëshmi që qytetarët kanë marrë primatin nga qytetarët e Kalasë, me çka ato pajtoheshin me shumë vështirësi. Ekzistonte personi (muvekit) i cili çdo ditë i ka kushtuar vëmendje saktësisë së orës, tingujt e të cilës janë dëgjuar praktikisht në të gjithë qytetin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top