Wednesday , July 26 2017
Lajmi i fundit

„Ulqini kundër korrupsionit“: FJALA KYÇE – MOSBESIMI

ProjektiMë shumë se gjysma e qytetarëve të Ulqinit (54%) dinë për ndonjë rast të korrupsionit në këtë komunë, tregojë hulumtimi të cilin e kanë bërë organizatat joqeveritare „Ul info“ dhe MOGUL.

Por, anketa po ashtu ka treguar që çdo i treti qytetar është i gatshëm të lajmërojë korrupsionin, ndërsa gjatë vitit të fundit këtë gjë e ka bërë çdo i 20-ti i anketuar.

Kur qytetarët i pyesni „cilët janë arsyet për moslajmërimin e korrupsionit“ pjesa më e madhe thotë – mungesa e besimit. Madje 55,2 për qind besojnë se institucionet shtetërore nuk do të reagojnë në bazë të lajmërimit, ndërsa 14,9 % nuk beson se lajmërimi do të mbetet anonim.

Pra, mbi 70 për qind e të anketuarve ka pak besim që institucionet e pushtetit do të reagojnë në mënyrë të duhur ndaj lajmrërimit të tyre eventual të disa punëve korruptive.

Pikërisht korrupsioni është një nga problemet më të mëdha dhe, me siguri, shkaku kryesor i mosbesimit të qytetarëve në organet dhe intitucionet shtetërore dhe lokale.

Dhe kështu krijohet rrethi vicioz. Mospesimi i përgjithshëm, kultura e mosbesimit e cila shndërrohet në zhgënjim dhe apati.

Boshi i moçëm tha se „është më mirë të humbasësh paratë se mosbesimin“.

Rezultatet e kësaj anketë janë „alarm i kuq“ vendimmarrësve, institucioneve dhe organeve të pushtetit që me më shumë vendosmëri të hyjnë në luftë kundër korrupsionit si sëmundje e cila në mënyrë të rrezikshme shkatërron shoqërinë, ekonominë dhe jetën në përgjithësi.

Vetëm në atë mënyrë mund të kthejnë besimin e humbur.

(Qëndrimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë këndvështrimet dhe mendimet e BE-së dhe të pjesëmarrësve në projekt.)Banner projekat, Disclaimer, Ulqini kunder korrupsionit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top