Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

ULQINI NË SHEKULLIN XX

Gjatë shekullit XX Ulqini ka mbijetuar rënie të rënda dhe ngritje të çuditshme. Nga qyteti I dytë I Malit të Zi në vitin 1880 kur u bashkëngjitë këtij vend, mbas pak më shumë se tre dekada ka mbërritur në vendin e gjashtë me zhvillim ekonomik dhe numër të banorëve (mbas Podgoricës, Nikshiqit, Cetinës, Tivarit dhe Plavës). Detaria dhe tregtia e tij kanë pulsuar gjithnjë e më dobët, kështu që qyteti ka stagnuar.

Kthesë të fuqishme përjeton në vitet tridhjetë të shekullit 20. KKonkretisht, në atë periudhë u ndërtua Kriporja dhe hoteli Republika, Jadran dhe Koop (më vonë Galeb), të cilët Ulqinin shumë shpejtë e bënë qendër ekonomike dhe turistike të vendit. Mirëpo, Lufta e dytë botërore e ndali vrullin ekonomik në mënyrë të menjëhershme.

Periudhën më të bukur në këtë shekull Ulqini e kaloj dy dekada nga përfundimi i luftës. Ndërtimi i një sërë hotelesh moderne në qytet dhe Plazh të madh, si dhe i kolektivëve të mëdha ekonomike (NHT “Riviera e Ulqinit”, “Agroulqini”, Ndërmarrja ndërtimore “Primorje”, “Otrantkomerc”, “Ultep”…) solli zhvillim fantastik. Ulqini në fund të viteve tetëdhjetë kishte rreth 40 për qind të qarkullimit turistik në Mal të Zi, ndërsa dy të tretat e mysafirëve ishin të huaj, kryesisht Gjermanë.

Në tërmetin katastrofik me 15 prill të vitit 1979 qyteti u dëmtua rëndë, mirëpo mbas vetëm disa viteve, me solidariteti e qytetarëve të krejt ish Jugosllavisë, së shpejti është rinovuar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top