Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Ulqini para sezonit dhe ndryshimit të pushtetit: DUKE PRITUR UJIN DHE KABLLOT E RINJ

Shaqo 1Nga Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe kanalizimi” njoftuan se qytetarët do të ju vijë uji të hënën vonë. Arsye është prishja në tubacionin në Fushën e Ulqinit.

Kjo do të thotë se qyteti do të jetë praktikisht dy ditë pa ujë.

Njëkohësht prapë nga CEDIS-i apeluan tek qytetarët që të kenë mirëkuptim për shkak të investimeve që vijojnë. “Në tërësi kuptojmë revoltin e qytetarëve sepse pjesërisht u prish funksionimi i komunikacionit në akset për shkak të punimeve që po bëhen, por kërkojmë mirëkuptim sepse bëhet fjalë për projektin nga i cili tërë zona e qytetit do të ketë benefite të shumëfishta”, thanë nga CEDIS-i.

Të lavdërueshme janë të gjithë investimet në infrastrukturë, edhe pse me vonesë të madhe. Jemi në mesin e Majit. Mysafirët e parë tashmë kanë mbërritur. Vizitorë ka më shumë se vitet e kaluara. Të gjithë ato dëshirojnë ta shohin qytetin në gjendjen gjysmë të jashtëzakonshme.

Prandaj shtrohet pyetja: pse nuk asfaltohen të paktën gropat ku më herët janë vendosur kabllot?

Kjo të paktën pjesërisht do të zbuste revoltin e qytetarëve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top