Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

ULQINI PARA TETË DEKADASH

Ulqini në fillim të viteve 30 të shekullit 20 ishte kryesisht vend bujqësorë me 48000 ullinj dhe gjithsej 4200 banorë, si the rreth 60 dhoma për qiradhënie. Kjo ishte e pamjaftueshme dhe për numrin e atëhershëm të turistëve, sepse me mysafirët nga Evropa Qendrore, në këtë qytet kanë filluar të vijnë dhe vizitorët nga shtetet fqinje. “Në gusht lahen 600-700 vet në ditë, në korrik ishin 110 nga Shkodra dhe Italian, ndërsa 160 nga vendi”, shënojnë kronikët e verës së vitit 1931.
Në kartonët e dërguar për statistikën hotelerike-turistike në Ministrinë e tregtisë dhe industrisë të Mbretërisë së Jugosllavisë është shënuar që në degën e Ulqinit të qarkut të Tivarit në vitin 1932 ekzistojnë vetëm tre bujtina dhe 10 ndërtesa që shërbejnë për fjetje të udhëtarëve. Në këto raste shtëpitë ishin pa banjë, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm.
Përmirësim të fuqishëm në zhvillimin e turizmit të Ulqinit paraqet ndërtimi i tre hoteleve në pjesën e dytë të viteve tridhjetë (Republika, Jadran dhe Ko-op, më vonë i quajtur Galeb, objekti hotelerik më modern në atë kohë në Adriatik).
Esencialisht, zhvillimi ekonomik i Ulqinit në mes dy luftërave botërore ka filluar në periudhën prej 1927 deri në vitin 1934 kur është ndërtuar Kriporja. Atëherë filluan proceset e elektrifikimit, ndërtimit të ujësjellësit dhe molës, si dhe çrrënjosja e malaries në Ulqin.
Por, zhvillim njëkohësisht e ka përcjell dhe shkatërrimi i traditës, kështu që në vitin 1931 është rrënuar Xhamia e detarëve në Ranë, e cila u rindërtua tetë shekuj më vonë. Hotelet akoma jo, e kur do të rindërtohen nuk dimë!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top