Wednesday , December 11 2019
Lajmi i fundit

URA apelon tek diaspora: NË VIZITË ERDHËN ATO QË SHESIN DHE SHKATËRROJNË ULQININ

URATë nderuar bashkatdhetarë në SHBA, ju bëjmë thirrje që në emër të dashurisë për kombin tuaj dhe në emër të arsyes së shendosh të ndërgjegjësoheni dhe të vetëdijesoheni në lidhje me mysafirët nga Ulqini të cilët po ju hedhin pluhur syve.

Mos harroni që disa prej tyre sapo votuan për shitjen e tokës më të bukur ilire, të vetmen hapësirë të gjelbër dhe shëruese që e kemi trashëgimi për fëmijët tonë. Nuk e shiti askush tjetër, NE e shitem për çmimin e një shtëpie luksoze… I gjithë Pylli i Pishave pranë detit për një çmim qesharak, sepse liderët  Shqiptar në pushtet janë duke punuar vetëm në nivelin personal, jo lokal as kombëtarë.Populli shqiptarë u shit dhe u asimilua me vepra, nuk guxojmë as të festojmë me flamurin tonë kombëtar në trojet tona, sepse menjëherë dënohemi me gjobe nga pushteti në cilin marrin pjesë të gjithë këta pseudo patriotë, kurse liderët me fjalë janë trima legjendarë që vinë e mbajnë ligjërata kinse kanë ardhur si përfaqësues të popullit te vet.

JO, populli e ka thëne fjalën e vet. Mbetet tek ju, pra tek diaspora, vendimi se si do t’i trajtoni, me hipokrizi të maskuar dhe injorancë apo me sinqeritet dhe realitet të vrazhdë ashtu si është e drejtë në një të sotme të hidhur të cilën e kanë modeluar ata me veprat e tyre duke keqpërdorur pozicionet në të cilët i ka vendosur populli duke i besuar verbërisht.

URA gjithmonë do të jetë në anën e popullit dhe do të punojë për mbrojtjen dhe avancimin e interesave të përgjithshme pa harruar asnjëherë  misionin e vet fisnik, shërbimin ndaj komunitetit!

Në fund , i urojme të gjithë diasporës shqiptare: Urime Ditën e Flamurit!

One comment

  1. Ekspertët! Po i mbrojnë ullinjtë me kaçile dhe pishat me mullaga.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top