Wednesday , September 19 2018
Lajmi i fundit

URA: AVASHLLËKU I MEGAKOALICIONIT TË VJETËR – TË RI

URA BannerNga Këshilli Komunal i Lëvizjes Qytetare URA njoftuan se nuk ka shpjegim për kaosin të cilin qytetarët e Ulqinit këto ditë janë të detyruar të durojnë: nga tollovitë në komunikacion për shkak të investimeve në infrastrukturën energjetike deri tek avashllëku i kryerësve të punimeve të cilët do të lënë pasojat në rrugët dhe trotuaret e Ulqinit.

“Por, që kjo mos të jetë e gjitha u përkujdes NP ”Ujësjellës dhe kanalizimi” duke lënë tërë qytetin, qytetarët dhe turistët në muajin Maj 4 ditë pa ujë! Ajo çfarë brengos është që kjo ndërmarrje publike heshtë dhe nuk deklarohet për shkak të këtij problemi duke lënë qytetarët e vet të hutuar, gjersa nervozi i tyre rritet për çdo orë pa ujë të pijshëm”, thuhet në kumtesë dhe ftojnë NP “Ujësjellës dhe kanalizimi” që të informojnë opinionin për ç arsye Ulqini tash katër ditë është pa ujë dhe kur do të kenë, më në fund, ujë qytetarët.

“Ne nga LQ URA jemi të vetëdijshëm që interesat personale të këtij koalicioni janë para interesave publike, të cilat, të jemi real, nuk ekzistojnë në këtë koalicion. Prandaj, është koha që qytetarët e Ulqinit të ja sjellin shpinën ngadalë garniturës së politikanëve të papërgjegjshëm”, shtohet nga ky grupacion politik.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top