Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

URA: ÇMIMET U RRITEN DERI NË 80%, TË PRIVILEGJUARIT KËRKOJINI TEK HUSOVIQI

Omer Bajraktari URANë tërësi e kuptojmë nevojën e zotërinjve nga NP Veprimtari komunale që të na tregojnë llogaritë e thjeshta matematikore për moshën e shkollës fillore, por nuk jemi të sigurt që edhe aty kishit sukses. Kur përmendni matematikën atëherë duhet të dini që ajo është shkencë ekzakte. Pikërisht për shkak të precizitetit nuk mundeni të manipuloni me faktet dhe të shmangni të vërtetën. Për hirë të qytetarëve të Ulqinit faktet që janë në faturat për transportin e mbeturinave janë si vijon:

  • Një shtëpi prej 300 m2 më herët paguante 182 euro në vit gjersa tani paguan 250,22 euro që do të thotë që kemi rritje të çmimit në masën 37%.
  • Për të njëjtën shtëpi kur shtohet edhe vlera afrofe (paushall), fatura për transportin e mbeturinave është 325,22 euro ose rritje të çmimit për 80%.

Përsërisim për hirë të qytetarëve, e jo për Ju sepse ju këtë nuk dëshironi ta pranoni, që më e keqja është që dikush që jep me qira 10 shtretër dhe ai që jap 100 apo 150 shtretër paguan të njëjtën vlerë të paushallit, që është skandaloze dhe vendimi më i padrejtë në komunën tonë. Kjo i tregon të gjitha për këtë pushtet, duke filluar nga mënyra e të menduarit dhe përkujdesjes ndaj qytetarëve.

Sa i përket periudhës gati dy vjeçare të ushtrimit tonë të pushtetit, publikoni të gjitha që i keni, e nuk keni asgjë! E dini ju mirë që kur flisni për të “privilegjuarit” mendoni për veten dhe partnerët tuaj. Vendi më adekuat të gjeni të privilegjuarit është mbledhja e koalicionit Tuaj, e për shkak të ndërtimit të egër që po e shkatërron qytetin tonë edhe tek Rafet Husoviqi në hotelin e tij. Aty do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet!

Për të gjithë paqartësitë se pse është punuar keq në atë periudhë pyetni drejtorin e NP “Veprimtari komunale” nga ajo periudhë, ose partnerin juaj të tanishëm të koalicionit.

Sa na përket neve publikoni menjëherë listën e të gjithë borxhlinjve dhe të atyre që refuzojnë të nënshkruajnë kontratë me Juve, tek ne do të gjeni përkrahjen e plotë për çdo formë të barazisë dhe transparencës! Duke filluar nga krahasimi i shpenzimeve të karburantit të NP “Veprimtari komunale” për këtë dhe vitet e kaluara që tashmë po shkakton dyshime.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top