Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

URA: CUNGU PËRSËRI ILEGALISHT RIAKTIVIZON DEPONINË NË HIJE

URA, Ulqini gjeneratave te rejaKumtesë për opinion i KK LQ URA Ulqin.

Nuk ka kaluar kohë e gjatë, kur kryetari aktual i instaluar na siguroi se si pikërisht ai do ta sanoj deponinë në Hije, që ndodhet në një lokacion tërheqës.

Por, për qytetarët e Krruçit dhe Ulqinit tani nuk vlen asgjë, edhe pse kryetari do donte që premtimet e tij sa më parë të harrohen.

Në fakt këto ditë kryetari i komunës z.Cungu së bashku me administraten e NP Veprimtaritë komunale, e aktivizuan deponinë Hije.

Këtë hap ata e ndërmorren pa asnjë pëlqim apo miratimin të Kuvendit komunal të Ulqinit dhe organeve të tjera shtetërore, për shkak se është një lokacion që nuk është në asnjë dokument të vetëm i paraparë të jetë deponi.

Por duket që zotërinjve nga qeverisja lokale e papërgjegjshme, të udhëhequr nga kryetari i papërgjegjshëm nuk e kuptojnë. Nuk e kanë anën ligjore si forcë për të vepruar në interes të popullatës lokale.

Lëvizja qytetare URA kërkon nga qeverisja lokale të ndaloj me sjellje arrogante dhe të fillojë të punojnë në përputhje me ligjin, e jo në këtë mënyrë si deri tani, që është në kundërshtim me procedurat dhe në kundërshtim me interesat e vendasve të Krruçit.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top