Friday , February 23 2018
Lajmi i fundit

URA: DO TË NDËRTOJMË TREGUN MODERN DHE DO TË ZVOGËLOJMË TRAFIKUN NË QENDËR TË ULQINIT

URA 1Kandidatët për këshilltar të lëvizjes qytetare URA në krye me kryetarin e kësaj partie Dritan Abazoviqin vizituan të premten tregun e gjelbër të Ulqinit dhe shfrytëzuan rastin per të biseduar me qytetarë dhe shitës.të ndryshëm.
“U vërtetuam në vendngjarje se kushtet në tregun e gjelbër janë të vështira, dhe që shumë pak është investuar në përmirësimin e kushteve viteve të kaluar. Ekzistojnë problem të shumta edhe me parking si për blerësit ashtu edhe për transportin e lëndëveshitëse”, deklaroi kandidatja për këshilltare Hava Kroma.
Nga kjo parti u deklarua që kanë hartuar programin e rregullimit komunal i cili, ndër të tjera, parasheh edhe një strategjitë re të komunikacionit për zonën urbane, që konkretisht do të thotë edhe zhvendosjen e tregut të gjelbër.
“Pasi që të filloi implementimi i programit tone, si dhe pasi ne të vijmë në pushtet, do të ndërtohet tregu i gjelbër i ri me standardet më të larta. Nuk është e logjikshme që qiramarrësit të paguajnë shuma të mëdha e që në këmbim mos të kenë as kushtet elementare ca ndikon si në numrin e vizitave ashtu edhe në profitin e tyre. Në këtë mënyrë do të zgjidhet edhe problem shumëvjeçarë i komunikacionit të rënduar në këtë zonë, problem i cili është më i theksuar gjatë sezonit turistik” theksoi Kroma.
Nga Lëvizja URA vlerësojnë se janë shumë të kënaqur me ecurinë e deritashme të fushatës parazgjedhore. Theksojnë se reagimi i qytetarëve është i shkëlqyer si dhe të gjithë qytetarët e Ulqinit presin që më në fund të ketë risi në jetën politike në këtë komunë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top