Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

URA: EDHE KOMUNA E ULQINIT TË SIGUROJË LIBRAT FALAS PËR NXËNËSIT E KLASËS SË PARË

Omer BajraktariKëto ditë neper opinion është duke qarkulluar lajmi qe 11 komuna ne Mal te Zi kanë dhuruar libra falas për nxënësit e klasave te pare. Edhe pse simbolik ky hap është per tu lavdëruar dhe paraqet një praktikë e cila tash disa vite po përsëritet.

Duke percjellur këto lajme evidente eshte se komuna e Ulqinit nuk ndodhet ne listen e publikuar dhe ndërkohë nuk kemi informacion se ajo ka marr persiper nje aksion te till, shfrytezojm rastin te apelojmë tek pushteti lokal qe ti bashkëngjitet komunave tjera per ti dhuruar librat nxënësve fillestar. Jemi ne dijeni qe komuna vazhdimisht gjindet ne gjendje te rend financiare, por jemi te sigurt qe per aksione te till te hollat nuk duhet te mungojnë.

Gjenerata e reja paraqesin kapitalin me te madh te një shoqërie dhe te një komuniteti dhe investimi ne te njëjtit është një virtyt i shoqërive te avancuara, komunitete per te cilat ne per fat te keq jemi akoma larg.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top