Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

URA: KOMUNA TË STIMULOJË FASADAT PREJ GURIT

Omer Bajraktari 2Këshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari deklaroi se shumë “komuna bregdetare në rrethinë, por edhe në Mal të Zi, janë të drejtuara kah oferta cilësore turistike e cila nënkupton akomodimin në stil autokton, e kur plasim për autenticitet, guri është element i pashmangshëm”.

“Ulqini është qytet bregdetar dhe komuna me historinë dhe kulturën e vet të pasur duhet të jetë më aktive sa i përket krijimit të formës urbane të qytetit bregdetar në stil mesdhetar dhe tradicional. Në këtë mënyrë po ashtu sigurohet atmosfera më e këndshme, si në planin individual ashtu edhe në atë kolektiv”, tha ai.

Prandaj Bajraktari propozoi që Komuna e Ulqinit përmes Vendimit për pajtimin komunal të tokës ndërtimore, i cili është në rend dite të seancës së parlamentit lokal e cila do të mbahet të hënën, duhet të subvencionojë, gjegjësisht të investojë në pamjen e ardhshme si të objekteve, ashtu edhe të vendbanimeve, gjegjësisht të qytetit.

Ai propozoi që stimulimi të jetë 15 euro për metër katror të fasadës së vendosur.

One comment

  1. Ideja shum e fort par pun kat isht kja. Tham kat puna se 99% e ahpijave n’Ulqin e ka nji stil pa lidhje, as bregdetar, as malor e as kergja tjeter. Jan kutija me ida t’vogla si me mujt me rras ma shum kreveta. Aty ku duhet guri me qen ligj, Kalaja, i ka shoijat si me qen n’Rozhaje. Shum prej tyne jan me gur pa lidhje sidamas njina permi kullen e Ballshajve, 3 sprate, 3 lloj gurit edhe n’maje ka fasad t’bardh. Ky isht krim edhe me qen komuna hajrit si nuk isht, e ban si me e bek at gur edhe me venu gur persmarit. Terasat me vollta jan katastrof tjeter n’Kala. Nejse, aty isht shum bukur nese e krahasen me pjesen tjeter t’Ulqinit ku gaditet si ti bijn n’men. Me shiku n Prru, dy shpija gaditen- njina me stil bregdetar me fasad gurit(C.V.), edhe nji tjeter me stil kutije, pa asnjifar planit e ideje(S.H.). Aja ja ka prish pamjen e Ranes edhe pamjen e detit kur ulesh pi pazarit. Prej aty ke Irish pub, ka qen nji pamje e bukur e detit, pi kepot deri ke Kalaja, hapsin e bukur, e madhe. Tesh nji pjes e ka blloku nji hukubet ndertese, at duhet mi rrafshu. Nji gja isht se isht pa leje, gjaja tjeter isht se Nazifi ja ka leju me e ba ket krim edhe pllus, ja ka regullu me bosat e vet si mas me i shku kontrolla asnjiher sa kajn “punu”. Puna shoqit ti e atyne para ti, Ulqini e ka hup pamjen e qytetit bregdetar. Bukur Omer par kja idej kishte qen e fort para 30 vjetve

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top