Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

URA mbi përvjetorin e pushtetit: KOLICIONI I MADHË, ZERO E MADHE

URAE pritëm edhe përvjetorin e koalicionit të madh qeverisës në Ulqin, të cilin e përbëjnë PDS, FORCA, PD dhe UDSH. Një shembull i veçantë dhe eksperimental që është, praktikisht, me dekret, i imponuar nga Podgorica, dhe si i tillë këto ditë u tregua absolutisht dështues.

Mjafton fakti apo rikujtimi i frazave të përsëritura nga ana e PDS-së, që pa ato nuk ka zhvillim të Ulqinit, e që kjo, më tepër flet për ato dhe se si ato e shohin zhvillimin e qytetit në terren. E kjo në terren tregon se e vetmja gjë që është punuar nga ato janë kontratat e shërbimit. Sigurisht që ai është vizioni i vetëm i tyri i zhvillimit të qytetit.

Për këtë më së miri flet fakti apo cirku që po ndodhë në NP “Për kultivimin dhe mbrojtjen e  egërsirave”, ku në 9 të punësuar kemi një drejtor, dy zëvendës drejtorë dhe shtatë anëtarë të këshillit drejtues, që do të thotë se kemi më shumë udhëheqës se sa punëtorë të thjesht!? E gjitha kjo në ndërmarrje në të cilën pagat vonojnë 15 muaj!?

Ky është vetëm një shembull i cili tregon se si koalicioni qeverisës i referohet interesave të qytetit dhe se çka janë ato në gjendje të bëjnë për të ruajtur pozitat e veta. Për këtë, asnjë qytetarë mos ta habisë fakti se pse ato paguajnë më shtrenjtë ujin, mbeturinat komunale, tatimin në patundshmëri, taksën e banimit, nga del që ky pushtet është pushteti më i shtrenjtë në historinë e Ulqinit.

Çka të themi edhe për marrëdhënien e tyre ndaj financave të qytetit, ku edhe pas huazimit rekord prej pesë milion eurosh, nuk janë zgjidh problemet e financimit të rregullt të shpenzimeve, si të atyre ndaj punëtorëve, ashtu edhe të shpenzimeve tjera operative. Mbi 500.000 euro janë paguar vetëm për kompensime për zvogëlimin e numrit të punëtorëve, ndërsa, nga ana tjetër, shpenzimet për punëtorë janë rritur. Kjo tregon se qytetarët paguajnë mospunën dhe arrogancën e pushtetit lokal.

Është për keqardhje fakti që askush nga pushteti nuk përmend më Akua parkun, hotelet Jadran, Galeb, Lido, Kriporen, shkollat, kopshtin e fëmijëve, papunësinë enorme, Të mirat detare. Sigurisht që nuk i çmojnë të rëndësishëm këto probleme, si dhe problemin e zvogëlimit të popullatës së Ulqinit.

Shembulli më i përpiktë i qeverisjes së tyre është edhe parlamenti lokal, në të cilin, edhe pse mazhoranca përbëhet nga 27 këshilltarë, vazhdimisht paraqitet problemi i kuorumit në seancat e Kuvendit! Jemi dëshmitar që vendimet shpeshherë miratohen edhe pa kuorum! Ose “parkingu i famshëm” në Ranë, ku 6 vende parkimi do të kushtojnë 150.000 euro!?

Por, edhe nga kjo situatë e vështirë, mund të nxirret diçka pozitive nga qytetarët, e kjo është që Ulqini duhet sa më parë të çlirohet nga kjo garniturë e politikanëve të përhershëm, që me punën e tyre janë bërë pjesë e problemit, e kurrsesi të4 zgjidhjes së tyre. Çdokush duhet ta ketë të qartë që me këto politikanë Ulqini është vetëm në humbje. Sikur të donin të bënin diçka të mirë për këtë qytet, kishin mjaftueshëm kohë që ta bënin një gjë të tillë. Prandaj, çdo ditë e tyrja në ato karrige, kushton shumë më shumë se pagat të cilat ato i votuan për veten e tyre.

Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare “URA” – Ulqin

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top