URA: MJETET NGA SHITJA E PATUNDSHMËRISË NË RANË TË INVESTOHEN NË KULTURË

Ilir HarasaniKëshilltarët e Lëvizjes Qytetare URA Omer Bajraktari dhe Ilir Harasani dërguan amandamentin në propozim Vendimin për shpalljen e Thirrjes Publike për kalimin e të drejtës në pronësi të tokës ndërtimore, pikë e cila është pjesë e seancës së Kuvendit të Komunës.

“Mjetet e realizuara nga shitja do të shfrytëzohen për investimet kapitale me rëndësi lokale, gjegjësisht për ndërtimin e Kino Sallës së re në qendër të qytetit dhe në Katërkollë me të gjithë përmbajtjen e nevojshme, si dhe financimin e projekteve të tjera kapitale”, thuhet në amandament.

Shtohet se Kino Salla për vitet të tëra paraqet imazh të shëmtuar në qendër të qytetit dhe është simbol i pakujdesit të pushtetit lokal por edhe atij shtetëror ndaj objekteve kulturore të kësaj komune. “Kjo sjellje është e papranueshme si ndaj Ulqinit si qytet turistik dhe si qytet i cili duhet të njihet për nga objektet dhe manifestimet kulturore, sepse kultura është një nga potencialet më të fuqishme të çdo komuniteti dhe ndihmon fuqizimin e identitetit”, mendojnë këshilltarët Bajraktari dhe Harasani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i