Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

URA në Anë të Malit: DUHET TË KRIJOJMË KUSHTET QË RINIA TË QËNDROJË NË ULQIN

URALëvizja qytetare URA filloi mbrëmë në Anë të Malit me takime me qytetarët e Ulqinit në prag të zgjedhjeve lokale me qëllimin e prezantimit direkt të ofertës politike.

Gjatë takimit janë prekur shumë probleme me të cilit ballafaqohen banorët e kësaj zone por edhe masat të cilat i parasheh programi i URËS per zhvillimin e Ulqinit dhe Anës Malit.

Duke hapur mbledhjen kryetari i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviq i tha të pranishmëve që Ulqini nuk meriton të jetë qyteti më i varfer në bregdetin e Malit të Zi, por edhe se përgjegjësia e madhe është tek ne qytetarët e Ulqinit.

“Nuk na interesojnë e as do të jenë ne objektivin tonë akterët tjerë. Së shpejti do të prezantohet programi më kreativ dhe më konkret i cili bazohet në zhvillimin ekonomik si dhe zhvillimin dhe avancimin e kulturës duke përfshirë edhe trashëgimin dhe traditën kulturore dhe historike si pjesë e pashmangshme e identitetit tonë. Ajo është e vetmja mënyrë ta ndalojmë ikjen e rinisë dhe të ringjallim ekonominë. Duhet ta ndërrojmë gjendjen aktuale sepse kjo gjendje aktuale është e padurueshme”, tha Abazoviq në takim.

Qytetarët e zonës së Anës Malit ishin të qartë në shpalosjen e problemeve të tyre që kishin të bëjnë me shpërnguljen e të rive, mosekzistimin e transportit publik që lidh këtë zonë me qytet, problemet në bujqësi, arsim, kulturë por edhe me kombinatorikën e pas zgjedhjeve.

Nga kjo parti është deklaruar që ky ishte takimi i parë i këtij lloji dhe se në periudhën e ardhshme planifikojnë të vizitojnë të gjitha bashkësitë lokale me qëllim që ti prezantojnë masat konkrete për tejkalimin e problemeve si dhe për përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët e Ulqinit.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top