Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

URA: PDS E ZVOGLOJ SEZONËN NË 20 DITË

URA Banner“Pas asaj që është thënë se borxhi i Komunës së Ulqinit është 53 milionë, asgjë më nuk mund të jetë e papritur për qytetarët e Ulqinit, kur është fjala për politikën e PDS-ës dhe satelitët e saj, as ajo që ky sezon është më i mirë se ai që kaloi, edhe pse në dhketë ditët e fundit e ka kapur vehten “, deklaruan nga KK URA Ulqin.

“Ne u desht të presim shtatë gushtin që qeverisja lokale e kryesuar nga kryetari i komunës Loro Nrekiq të deklarohet për sezonin turistik, duke vazhduar praktikën e vlersimeve të gjërave në mënyrë të supozuar dhe subjektive, duke mos publikuar asnjë të dhënë zyrtare, por ata harruan atë të famshmen që e përsërisin si papagall se ky sezon është “5% më i mirë se vitin e kaluar” – theksojnë në URA.

“Lehtë dhe thjeshtë, si nga xhepi, e nxorrën tezën se ky është sezon më i mirë se vitin e kaluar. Thën në gjuhën popullore kjo është një tallje e qytetarëve, të cilët kanë investuar shumë në përmirësimin e ofertës turistike të qytetit, dhe të njëjtit duheshin të prisnin muajin gusht që te fillojë, “- deklarojnë në URA.

Siç theksojnë, që nga ardhja e PDS-së në pushtet, sezonet shkurt e më shkurt.

“PDS dhe satelitët kanë punuar sistematikisht për shkatërrimin e ofertës turistike dhe shkurtimin e sezonit për tridhjetë vjet. Ata e pruanë turizmin e Ulqinit në aprate dhe bënë që sezoni të që zgjasë rreth 20 ditë! “- deklaruan nga URA.

“Është e papërgjegjshme që nuk ka të dhëna zyrtare mbi fjetjet, të ardhurat nga taksat banuese, aq lehtë ndërrmerren aktivitetet individuale të qytetarëve të cilët pa mbështetjen e institucioneve mundohen të ruajnë atë çfar munden. Disa ditë më parë ata vetë e dëgjuan se komuna ka borxhe mbi 53 milionë euro, dhe në qoftë se shtojmë se kemi humbur kompetencat në fushën e planifikimit, atëherë nuk e dimë se me çfarë kanë për tu lëvduar, përveç se manipuluar “, – thuhet nga URA.

“Megjithatë ne besojmë se çdo gjë që pushteti informon hap një horizont të ri të vëzhgimeve tona rreth realitetit përfundimtar, pas të cilës do të fillojë një epokë e re e Ulqinit dhe turizmit të ti” – përfunduan në URA.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top