Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

URA: PËRKRAHJE PROPOZIMIT QË DR. TULIQI TË JETË QYTETAR NDERI

Omer BajraktariURA Ulqin jep tërë përkrahjen iniciativës së qytetarit Hasan Karamanaga që prof. dr. Cane Tuliq të bëhet qytetar nderi i Ulqinit, njoftohet nga kjo parti politike.

Në këtë parti janë të bindur se shumica e qytetarëve të Ulqinit do të përkrahte këtë propozim.

“Theksojmë që gjatë diskutimit të vet të mërkurën në Kuvendin komunal të Ulqinit, këshilltari jonë, mr. Dritan Abazoviq, ka përmendur dr. Tuliqin si person i cili padiskutim meriton këtë mirënjohje”, thanë nga URA dhe shtojë se “pikërisht personalitetet si dr. Tuliqi, artistët, shkencëtarët, aktorët, sportistët, të cilët ndihmuan që emri i qytetit tonë të njihet për të mirë në Europë dhe botë, duhet të fitojnë titullin qytetar nderi”.

One comment

  1. Tesh besa m duket se keni fillu me ba lojna me ne(edhe pse luni tesh 25 vjet). Ska dit si dikush nuk permenet ose propozohet me qen qytetar nderi. Me ba me fillu me shiku kush duhet me qen edhe cka kan ba shum vet per Ulqin, qytetar nderi kiahim pas ma shum se kena qytetar t thjesht. Merruni me dicka cla i bjen mir qytetit, diskutoni si me e ba Ulqinin me ec para e ja hupni koh e harxhoni pare n biseda si nuk na bajn asnjifar hajrit. Ca ka fitu Ulqini prej Hashimit e Edit si i ka neru? Kergja

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top