URA: Punësimet e paligjshme partiake në Komunën e Ulqinit vazhdojnë, prokuroria urgjentisht të reagojë!

 

URAKumtesë për opinion të KK LQ URA Ulqin.

Komuna e Ulqinit, gjegjësisht pushteti lokal i kryesuar nga kryetari Aleksandar Daboviq, po e përfundon këtë mandat ashtu siç e ka filluar, me veprime të turpshme ilegale. Kjo i referohet kryesisht punësimit partiak, i cili ka marrë hov përsëri në ditët e fundit. Është e pakuptueshme që përsëri po vazhdon kjo praktikë edhe pse vetem disa muaj më parë u ngritën kallëzime penale për disa funksionarë të DPS-it.

Sipas informacioneve  tona të besueshme, Kryetari i Komunës formon komisione fiktive me qëllim që të mbulojë punësimin partiak  jashtë të gjitha normave ligjore dhe standardeve etike me elemente të korrupsionit dhe diskriminimit ndaj të gjithë njerëzve që janë në byronë e punës dhe që presin për punë për vite me radhë. Për shembull, komisionet për kontrollin e ndërmarrjeve publike përfshijnë njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me të, si dhe faktin që ndërmarrjet publike kanë mekanizma ligjorë të kontrollit, të cilat ky pushtet gjithashtu i bëri të pakuptimta.

Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë dhe Drejtorisë së Policisë, që të reagojnë urgjentisht ndaj punësimeve partiake të paligjshme dhe  fiktive. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje këtyre institucioneve të kontrollojnë rregullimin e terrenit pranë përmendores mbi Ranë, i cili, për njohuritë tona, është duke u bërë pa asnjë leje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Ulcinj Art Festival”: PROJEKTI “AIDA” BASHKON AKTORËT NGA ITALIA, SHQIPËRIA DHE MALI I ZI

TV Ul-info: PLAZHI I GRAVE DHE PELOIDI – PASURI NATYRORE TË ULQINIT

TV Ul-info: FAL DONATORËVE, QENDRA “SIRENA” E PËRGATITUR SA I PËRKET MASAVE MBROJTËSE

Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN
Gjakonoviq: NËSE URGJENTISHT NUK ZGJIDHET ÇËSHTJA E EROZIONIT, OBJEKTET NË ADË DO TË ZHDUKEN

Drejtori ekzekutiv i Ndërmarrjes Hotelerike – Turistike “Riviera e Ulqinit” Bojan Gjakonoviq përsëri paralajmëroi për rrezikun e erozionit në Adën e Bunës. “Nëse asgjë nuk bëhet, objektet dhe plazhi në

Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029
Komuna: NIS HARTIMI I PLANIT STRATEGJIK TË ZHVILLIMIT DERI NË VITIN 2029

Kryetari i Komunës së Ulqinit Aleksander Daboviq solli vendimin për hartimin e Planit Strategjik të Zhvillimit të Komunës së Ulqinit për periudhën 2022-2029. Ky dokument, i cili pas Planit Hapësinor –

Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)
Dr G.Karamanaga: In memoriam Hysein-Ceno Kapllanbegu (1929-2021)

Në moshën 92 vjeçare ndërroi jetë Hysein Ceno Kapllanbegu. Ishte i lindur në Ulqin, ku edhe kaloi trë jetën e tij të gjatë. Ka punue edhe në Perast. Në shitoren “Napredak” të Gjakovës ka kalue kohën e

Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE
Qani  Osmani: ZGJEDHJET BRENDAPARTIAKE DHE POLITIKA KADROVIKE

Zgjedhjet brendapartiake qëndrojnë në korelacion të drejtpërdrejtë me zgjedhjet elektorale qofshin ato vendore, parlamentare ose presidenciale. Kisha thënë se zgjedhjet brendapartiake dhe zgjedhjet elektorale,

Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI
Muhamed Ukoshata: HAFIZI MË I RI NGA MALI I ZI

Pas përvetësimit të plotë të librit të shenjtë (mësimit përmendësh), 14 vjeçari Muhamed Ukoshata, u shpall Hafiz i Kuran-it. Mësimet i ka kryer në Shkodër  aty ku aktualisht është duke ndjekur edhe mësimet