Monday , August 21 2017
Lajmi i fundit

URA: PUSHTETI NGUFOI – FATURAT PËR MBETURINA TË LARTA SI PËR RRYMË

URA, Ulqini gjeneratave te rejaFaturat e fundit te NP Veprimtari komunale paraqesin faktin qe ky pushtet nuk eshte ne gjendje te kryej detyren e   marrur. Pasi qe komuna e ngriti tatimin mbi patundshmeri, taksen e banimit, cmimin e ujit, te njejten gje e beri edhe me cmimin e heqjes se mbeturinave.

Te godisesh ne menyr te rrept ne xhep qytetaret tregon se pishteti aktual eshte i paafte ne te cilin mbizotron nje nivel i lart i padijenis dhe deshires qe ne “menyren me te lehte” te vihet deri tek te ardhurat te cilat jane te nevojitshme per apetitet partijake ne forme punsimi apo tenderimeve ne periudhen parazgjedhore.

Qe ne fillim levizja qytetare URA ka shpreh qendrimin e vet kunder rritjes se cmimeve te sherbimeve te ndryshme komunale sepse jemi te singurt se ajo nuk paraqet rrugen e duhur drejt stabilizimit financijar. Menyra me e mire dhe me e drejt eshte ajo e permirsimit te pageses si dhe pagesa joselektive apo pagesa nga te gjithe edhe nga ato ” te privilegjuarit”. Nuk ka asnjefar logjike qe te njajtin cmim te paguajn ato te cilet kajn 15 shterter dhe ato te cilet kajn 50, 100 apo 150 shtreter ?! Fakti me trondites paraqet ajo qe ato qe kajn numrin me te madh te shtreterve si dhe ato qe nuk jetojne ne Ulqin i shmangen te gjitha pagesave ndaj kesaj ndermarrjeje. Prandaj zotrinjt nga puahteti lokal le te merren me kete problematik sepse menyra me e leht eshte ti rrisesh cmimet e sherbimeve dhe ti godasesh paguesit e rregullt. Kjo ska te beje me nje sistem por kjo paraqet plackitje te vertet. Askund ne bote nuk e kemi rastin ku cmimi i heqjes se mbeturinave te jet me i larte se ai i rrymes elektrike. Skandal i vertet!

Jemi te sigurt qe po i vjen fundi pushtetit te shemtuar dhe arrogant. Jo qe nuk eshte nje fund i thjesht por nje PERMBYTJE. Ulqinit i duhet nje koncept i ri, sistem i ri i administrates por me se pari i duhet nje pushtet i drejt i cile e duan qytetin e vet dhe nuk rrembyen nga qytetaret e saj.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top