Monday , September 21 2020
Lajmi i fundit

URA: Qeveria e Malit të Zi njëzëri i ka refuzuar të gjitha investimet në Ulqin

Projekti u Ulcinju, Projektet në Ulqin

Kumtesë për opinion e Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA në Ulqin.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është miratuar lista prioritare e projekteve infrastrukturore të cilat financohen nga buxheti kapital. Në atë list pa mëdyshje tregohet ‘politika zhvillimore’  gjegjësisht  vazhdohet politika diskriminuese e DPS-it dhe partnerëve të tij në koalicion ndaj Ulqinit, e cila politikë, sipas këtij vendimi, duhet të zgjas edhe viteve të ardhshme. Këta projekte janë kandiduar nga ana e komunës së Ulqinit, fakt ky që  në mënyrën më të mirë e demanton tezën e e DPS-it lokal që pa to nuk ka zhvillim në Ulqin.

Meqenëse Kryeministri i Malit të Zi nesër do të vizitojë Ulqinin, publikisht e pyesim se kush është fajtor për këtë turpërim dhe diskriminim: qeveria e tij apo partia e tij në nivelin lokal?

Nga dokumenti i paraqitur shihet po ashtu se në të njëjtën mënyrë veprohet edhe ndaj komunës së porsaformuar të Tuzit, projektet e të së cilës janë refuzuar me qëllim të qartë-  që të vazhdohet politika diskriminuese!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top